Kronikë

Ndihmoi të shpallurin në kërkim për vrasje dhe të armatosur t’i ikte policisë, arrestohet 27-vjeçari

10:20 - 06.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ndihmuar një shtetas tjetër, të shpallur në kërkim për vrasje t’i ikte policisë.




Policia raporton se 27-vjeçari me iniciale E. L., duke qarkulluar me automjet, bashkë me një shtetas në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe të armatosur, nuk iu bind urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Sipas bluve, i riu gjithashtu nuk kallëzoi krimin në organet kompetente.

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Wanted”. Kapet dhe vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, 27-vjeçari i shpallur në kërkim.

27-vjeçari u shpall në kërkim pasi duke qarkulluar me automjet, bashkë me një shtetas në kërkim për vrasje mbetur në tentativë dhe të armatosur, nuk iu bind urdhave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk kallëzoi krimin në organet kompetente dhe ndihmoi shtetasin në kërkim që të largohej.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionin policor të koduar “Wanted”, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij.

Si rezultat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë ndalimi i shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas, më datë 04.09.2023, duke qarkulluar me automjet, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, bashkë me një shtetas në kërkim dhe të armatosur, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen dhe ka përkrahur shtetasin në kërkim për t’u larguar, si dhe nuk ka kallëzuar krimin në organet kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.