Kronikë

Nga braktisja e vajzës nga e ëma, tek vetëvarja e 12-vjeçares, rrëfehet babai i të miturës: Nënën s’donte ta takonte! Ja çfarë ndodhi atë ditë

13:11 - 06.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Babai i të miturës, që dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive të imta mesditën e 22 Gushtit, ka treguar se tek vajza e saj s’ka vënë re shqetësime.




Ai tregoi se me 12-vjeçaren kishte marrëdhënie të mirë, ndërsa njerkës i thoshte “nënë”.

I ati i të miturës rrëfeu se e ëma u largua nga banesa kur ishte disa muajshe për t’u rikthyer kur vajza ishte 1-vjeçe dhe për të ikur përfundimisht disa vite më vonë.

Ai u shpreh se e mitura nuk donte ta takonte nënën e saj.

Babai i të miturës: “Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën, nuk e di si nuk e kuptova këtë gjë. Për rritjen e saj kam pasur edhe ndihmën e bashkëshortes. I thërriste “mami”, ishte dëshirë e saj.

Bashkëshortja ime nuk e ka kërkuar vajzën, nëse do ta kishte bërë do e kishte takuar.

Në muajin prill më merr kryetari i komunës më thotë që donte të takonte vajzën. I thashë do e takojë në prani të të gjithëve sepse s’doja ti lija vetëm, kishin kaluar 7 vite.

Vajza nuk ishte e emocionuar, s’donte ta takonte. Por doli për ta takuar 5 minuta. Për arsyet se “pse iku më la, pse s’më takoi gjithë këto vite”.

Njëherë më mori në telefon në fillim i thashë me mua s’ke punë me vajzën takohu sipas datave të gjykatës.

Edhe pse gjykata ia la vajzën nuk erdhi ta merrte, edhe kur iku e la këtu vajzën.

U ndamë sepse ajo donte të jetonte diku tjetër, ishim adoleshentë të dy.

Ishte 2-3 muajshe shtatzënë kur iku herën e parë. Ajo erhdi kur vajza ishte shtatzënë, ishte tek xhaxhai i saj që unë e kam burrë halle. Erdha nga Greqia ti takoj dhe pasi mora vajzën në krahë, pas 2-3 ditësh u kthye në shtëpi.

Nuk e di arsyen përse ajo u largua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.