AKTUALITET

OBSH e shqetësuar për rritjen e rasteve me Covid: Virusi është këtu për të qëndruar

19:12 - 06.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka “tendenca shqetësuese për COVID-19 përpara nisjes së sezonit të dimrit”, duke përfshirë shtimin e rasteve në në Evropë, në Lindjen e Mesme dhe Azi




Sidoqoftë, aftësia e OBSH-së për të vlerësuar kërcënimin e varianteve të reja të COVID-19 është penguar nga mungesa e monitorimit të virusit nga vendet anëtare, tha kreu i saj, Tedros, në një konferencë për mediat të mërkurën.

“Vetëm 43 vende, më pak se një e katërta e shteteve anëtare të OBSH-së, po raportojnë rastet e COVID-19 tek OBSH dhe vetëm 20 ofrojnë informacion për shtrimet në spital në nivel global,” vuri në dukje Tedros.

“Rritja e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tregon se COVID është këtu për të qëndruar dhe se ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për mjete për ta luftuar atë,” shtoi ai.

Ndërkohë, Dr Maria van Kerkhove, drejtuesja e OBSH-së për COVID-19, tha se ndërsa të dhënat ishin të kufizuara, shtrimet në spitale po rriten në Amerikë dhe Evropë dhe Azinë juglindore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.