AKTUALITET

Skandali në Kadastrën e Sarandës, anulohet leja e legalizimit për objektin në pronësi të ish-deputetit Gani Hoxhaj

18:21 - 06.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është anuluar leja e legalizimit për objektin në pronësi të ish-deputetit Gani Hoxhaj.




Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se anulimi i lejes së legalizimit u bë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) gjatë muajit gusht, duke vendosur edhe masën e kufizimit në kartelën e pasurisë së pronës.

Gjithashtu mësohet se këto masa erdhën pas evidentimit të parregullsive në rastin e pajisjes me leje legalizimi të Hoxhës dhe më pas me certifikatë pronësie për një objekt 3-katësh në lagjen nr.1.

Sipas burimeve konfidenciale bëhet me dije se një shkresë zyrtare lidhur me anulimin e lejes i është përcjellë edhe Prokurorisë së Sarandës.

Kujtojmë se ky rast tjetërsimi prone është kallëzuar prej disa muajsh në Prokurorinë e Sarandës.

Ish-deputeti i PD, Gani Hoxhai, rezulton të jetë bërë pronar i “ligjshëm” i një objekti 636 m2 dhe një trualli 1000 m2 në hyrje të qytetit të Sarandës, pikërisht të pasurisë së regjistruar në emër të tij me nr 27/528.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.