Kryesore

Borxhet e Vllaznisë, nga ish-kapiteni Gurishta tek portieri Zogoviç dhe Kaina: Presim që klubi të…

11:50 - 07.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përfundimit të se zonit 2022-2023, nga Vllaznia u larguan shumë futbollistë të rëndësishëm. Mes tyre ishin emra si Bojan Zogoviç, Erdenis Gurishta, Liridon Latifi, Fjoart Jonuzi, Herald Marku, Ante Aralica, Kaina Nunjesh, Ardit Hoxhaj, Darko Bulatoviç, Elvedin Heriç, Dajan Shehi, Arsid Kruja, Kristjan Vulaj dhe i riu Paolo Pjeshka.




Shumica e tyre bënë marrëveshje me klubin për detyrimet e prapambetura dhe pasi pritën një periudhë të gjatë, një pjesë trokitën në dyert e FSHF-së, ndërsa të huajt iu drejtuan FIFA-s për të gjetur një zgjidhje.

“Panorama Sport” kontaktoi dje me disa lojtarë të skuadrës së sezonit të kaluar për të zbardhur më tej çështjen e detyrimeve që ka klubi ndaj tyre.

“Unë jam duke pritur shlyerjen e detyrimeve dhe shpresoj se kjo do të bëhet së shpejti nga klubi. Padia në FIFA? Nuk mund të flas për këtë, ju thashë që jam duke pritur klubin”, deklaroi dje portieri malazez i Vllaznisë, Bojan Zogoviç, i cili aktualisht është pjesë e klubit Novi Pazar në Serbi.

Ndërsa të njëjtën gjë bëri të ditur për gazetën edhe sulmuesi brazilian, Kaina Nunjesh, i cili luan për Tiranën këtë sezon.

“Jam duke pritur për një zgjidhje. Kaq mund të them për momentin”, tha shkurtimisht Kaina.

Nga ana tjetër, sulmuesi kroat, Ante Aralica, edhe pse konfirmoi se ekziston një çështje e tillë, kërkoi mirëkuptim.

“Nuk dua të flas për këtë temë në lidhje me klubin. Ju faleminderit”, sqaroi Aralica. Lojtarët e tjerë si Elvedin Heriç dhe Kristjan Vulaj, nuk dhanë detaje.

ISH-KAPITENI – Nëse lojtarët e huaj kërkojnë të gjejnë një zgjidhje të shpejtë përmes ankimimit në FIFA, ata shqiptarë që janë larguar nga Vllaznia në këtë periudhë, fillimisht i drejtohen Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Gazeta zbulon se këtë ka bërë edhe ish-kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta, i cili luan në kampionatin bullgar me klubin CSKA 1948 Sofia.

“Mbetem në pritje të respektimit të marrëveshjes që kam firmosur me presidentin e Vllaznisë. Shumë gjëra kam dëgjuar për lojtarët që u larguan dhe detyrimet e klubit, por nuk mund të flas unë për këtë çështje”, ka thënë shkurtimisht Gurishta, i cili ka kërkuar të shmangë çdo polemikë për këtë çështje.

Mësohet se afati i fundit që ka vendosur ish-kapiteni është data 15 shtator.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.