Kryesore

“Kjo qeveri po shpopullon vendin”, deputeti demokrat: Të rinjtë kanë më shumë shpresa si azilantë në BE e Britani sesa të jetojnë në Shqipëri

11:16 - 07.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat, Dashno Sula, ka komentuar numrin e lartë të kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e BE dhe në Britani.




dashnor-sula

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti Sula shprehet se asimilimi i shpresës së qytetarëve shqiptarë, ka bërë që Shqipëria të njohë ditë edhe më të zeza sa i takon braktisjes nga të rinjtë.

“Të rinjtë kanë parë më shumë shpresë te 1% i rasteve që fitojnë statusin e azilantit sesa te një jetë më e mirë në Shqipëri”, shprehet ai, ndërsa thekson se “duhet të bashkëpunojmë me intelektualët dhe shoqërinë civile për t’ja shkurtuar jetën kësaj qeverie e cila po shpopullon vendin”.

Reagimi i plotë

Më shumë shpresë te ilegaliteti në BE e Britani sesa te qeveria shqiptare.

Asimilimi i shpresës së qytetarëve shqiptarë pasi edhe në 14 maj pushteti lokal u uzurpua, ka bërë që Shqipëria të njohë ditë edhe më të zeza sa I takon braktisjes nga të rinjtë.

16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo shifër është më e lartë se kaluar me një vit më parë dhe akoma më e lartë nëse e krahasojmë me dy vite më parë.

– Të gjendur përballë një qeverie që uzurpon cdo pushtet dhe një opozite që për fat të keq është marrë me problemet e brendshme, të rinjtë kanë parë më shumë shpres te 1% I rasteve që fitojnë statusin e azilantit sesa te një jetë më e mirë në Shqipëri.

Shkalla e vendimeve pozitive është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë dhe nuk e kalon 1%, por sërish të rinjtë marrin rriskun për të braktisur vendin e tyre. Kjo është për të ardhur keq.

– Në këto kushte cdo energji e harxhuar brenda vetes për të tkurrur edhe më shumë opozitën është gjëja më e gabuar. Ne duhet të maksimalizojmë energjitë brenda vetes, duhet të ftojmë dhe të bashkëpunojmë me intelektualët dhe shoqërinë civile për tja shkurtuar jetën kësaj qeverie e cila po shpopullon vendin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.