BOTA

Publikohet video/ Si u hodh në det nga dy anëtarë të ekuipazhit të tragetit, i riu që humbi jetën

10:24 - 07.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, në Portin e Pireut, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh në det nga dy anëtarë të ekuipazhit të tragetit, teksa i riu përpiqej të futej në traget.




Sipas raportimeve nga mediat greke, dy anëtarët e ekuipazhit jo vetëm që e hodhën në det 36-vjeçarin por anija as nuk ndaloi për ta shpëtuar.

Përveç ndjekjes penale të anëtarëve të ekuipazhit, Prokurori i Rrethit të Pireut urdhëroi një hetim penal urgjent nga Prokuroria për përgjegjësitë e Rojës Bregdetare, për të nisur hetimet nëse roja ishte në vendin e ngjarjes siç duhet të ishte, për të parandaluar tragjedinë.

Ndërkohë, kompania që ka nw pronësi anijen, pretendon se ndalimi i hyrjes së viktimës në anije është bërë për arsye sigurie, pasi anija ishte në proces nisjeje dhe hipja kishte përfunduar.

Sipas autoriteteve, nga momenti i hipjes së pasagjerit në katapultë dhe nëse anija ishte tashmë në lëvizje ata duhej ta linin të kalonte dhe të mos e shtynin te katapulta, e cila kishte filluar të ngrihej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.