BLUETOOTH

FOTO/ I dedikoi një këngë, mes lotësh bashkëshortja e Skerdit rrëfen emocionet e forta që përjetoi

14:44 - 08.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skerdi Ago është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të estradës muzikore.




Këngët e artistit i cili po korr suksese të një pas njëshme kanë bërë për vete një publik të gjerë, por fansja më e zjarrtë është bashkëshortja e tij, Vesa.

Në mesin e hiteve më të fundit të Skerdit është edhe kënga që ai ka dedikuar shpirtit të tij binjak.

Sapo dëgjoi këngën Vesa është emocionuar nga dedikimi që artisti i kishte bërë.

Ndërsa postoi një foto në InstaStory, mes lotësh bashkëshortja e këngëtarit ka treguar se teksti i këngës ka fjalë shumë të ndjera dhe i rikthyer asaj emocione të forta.

Ky është reagimi im kur dëgjova këngën që @skerdiago e paska shkruar për mua. Ajo do jetë pjesë e albumit të parë i cili shpalos shumë të pathëna nga jeta e tij me shumë sakrifica dhe mund për muzikën.“- ka shkruar Vesa.

Ndërsa vazhdoi: “Teksti i kësaj kënge dedikuar mua është shumë i ndjerë dhe më riktheu emocione të forta të cilat i kisha lënë prapa… Vazhdo e ngjitu në majë aty ku e ke vendin.”

Kujtojmë që çifti i cili prej vitesh kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre, kanë 2 fëmijë së bashku, Roin dhe Reo.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.