BLUETOOTH

“Na drogoi dhe….”/ Aktori i famshëm dënohet me 30 vite burg për p*rdhunimin e dy grave! Bashkëshortja e tij shpërthen në lot

11:52 - 08.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori amerikan, Danny Masterson është dënuar me 30 vjet burgim për përdhunimin e dy grave.




Danny Masterson, aktori në That ’70 Show, një serial televiziv që u transmetua në fillim të viteve 2000, periudhë kur ai përdhunoi dy gratë.

Aktori i njohur qëndroi i heshtur gjatë gjithë seancës gjyqësore ndaj tij.

Ndërsa gjykatësi lexoi dënimin e tij, dënimi maksimal i lejuar, gruaja e tij, Bijou Phillips, u pa në gjykatë duke shpërthyer në lot.

Masterson u shpall fajtor në maj në një rigjykim pasi juria e parë nuk ishte në gjendje të merrte një vendim në vitin 2022.

Aktori u dënua pasi tre gra dëshmuan se ai i kishte sulmuar seksualisht në shtëpinë e tij në Hollywood nga viti 2001-2003, gjatë kulmit të famës së tij televizive.

Në dëshminë e tyre ato pretenduan se aktori u kishte dhënë drogë përpara se t’i abusonte seksualisht.

Ai u shpall fajtor për përdhunimin e dy prej 3 grave që e akuzuan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.