BLUETOOTH

Çfarë ndodh nëse flini gjumë me tampon? A mund të shkaktojë rrezik ky veprim për shëndetin tuaj

10:11 - 10.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjitha femrat e kanë parasysh atë periudhën kur  më së shumti duam ta kalojmë kohën me rroba të gjera, duke mos shkuar askund dhe duke kaluar sa më shumë kohë të strukura në shtrat, ose duke konsumuar ëmbëlsira.




Bëjmë gjithçka për të harruar ngërçet dhe dhimbjet e pakëndshme gjatë ciklit menstrual.

Shumë gra preferojnë të përdorin tamponë në vend të pecetave dhe pyesin veten nëse mund të flenë gjatë natës me të apo jo.

Edhe nëse ju ka ndodhur të bini në gjumë me tampon, me siguri këtë pyetje duhet t’ia keni bërë vetes në mëngjes.

Mjekët thonë se tamponët  mund të përdoren për maksimum tetë orë. Nëse përdoren për më shumë se tetë orë, rrit rrezikun e sindromës së shokut toksik, një proces infektiv serioz, por i rrallë që shkakton septicemi.

Profesionistët shëndetësorë, në përgjithësi, këshillojnë që të mos flini me tampon. Gjithashtu i këshillojnë të gjithë pacientët që t’i zgjedhin gjithmonë me kujdes ata. Gratë duhet të përdorin vetëm tampona që kanë absorbueshmërinë më të mirë të mundshme.

Kur bëhet fjalë për pecetat higjientike, kujdesuni që t’i ndërroni rregullisht dhe të vendosni ato që janë të përshtatshme për intensitetin e gjakderdhjes menstruale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.