AKTUALITET

Rritja e infektimeve/ SHBA miraton raundin e ri të vaksinave përforcuese kundër Covid!

20:45 - 11.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një raund të ri të vaksinave përforcuese Covid, të cilat do të jenë të disponueshme së bashku me vaksinën e gripit sezonal dhe vaksinat për virusin respirator RSV, i cili është potencialisht fatal për foshnjat dhe të moshuarit.




Në të njëjtën kohë, nesër të martën Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pritet të diskutojnë se kush duhet të marrë vaksinat e reja të përgatitura nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Pas vendimit përfundimtar nga kreu i CDC, miliona doza do të dërgohen në farmaci, klinika dhe objekte shëndetësore. Nxitja nga shteti federal do të jetë që qytetarët të vaksinohen së bashku për Covid-in dhe gripin, një praktikë që konsiderohet e sigurt.

Me rritjen e lehtë të rasteve me Covid, siç vëren New York Times, treshja e vaksinave mund të çojë në dimrin e parë që nga viti 2020 që spitalet amerikane nuk do të shohin një fluks pacientësh. Madje, ekspertët e shohin këtë dimër si një mundësi për të mbrojtur grupet më vulnerabël të popullsisë.

Megjithatë, vijon gazeta amerikane, kjo nuk do të thotë se do të shohim një dimër “të shëndetshëm”, edhe pse vitin e fundit vdekjet nga Covid shënuan rënie.

Vitin e kaluar vetëm 20% e të rriturve në SHBA morën vaksinën e përditësuar të koronavirusit.

Ndërkohë, zyrtarët federalë po shmangin të folurin për një “përforcues” dhe po flasin për një përpjekje vjetore të imunizimit të ngjashme me vaksinën kundër gripit, duke përmendur lodhjen e publikut nga raundet e shumta të vaksinave kundër gripit.

Në këtë kontekst, është e paqartë se sa doza do të nevojiten dhe si do të ndahen nga shteti federal apo nga strukturat private, por edhe si do të mbulohen miliona amerikanë që nuk kanë sigurime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.