AKTUALITET

Viti i ri shkollor, Veliaj: 10 shkolla të reja i janë shtuar Tiranës. Mësimi me turne është reduktuar Sep 11, 2023 | 21:18

21:19 - 11.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me nisjen e vitit të ri shkollor, ka bërë me dije se 10 shkolla të reja i janë shtuar institucioneve arsimore në Tiranë.




Investime të tilla kanë bërë që mësimi me turne në kryeqytet të reduktohet ndjeshëm, ndërsa ka mbetur vetëm gjimnazi “Ismail Qemali”.

“Nga një duzinë me gjimnaze që ne kemi pasur me dy turne, sot na ka mbetur vetëm “Ismail Qemali”. Sot jemi në ditën ku Tirana ka popullsinë më të madhe dhe klasat më të pakta me dy turne”, tha Veliaj.

Ditën e parë të shkollës Veliaj e ka cilësuar si të qetë, ndërsa ka dhënë dhe një falenderim për prindërit,të cilët lëvizën pa makina.

“Jam shumë mirënjohës për të gjithë prindërit që respektuan thirrjen tonë. Në vend të 170 mijë makinave, për 170 mijë nxënës, patëm 170 mijë kapje për dore dhe 170 mijë përqafime’’, tha ai.

Risia e këtij viti është edhe rritja e sigurisë së nxënësve përreth perimetrit të shkollave, gjë për të cilën Veliaj kërkon bashkëpunimin e të gjitha strukturave.

“Është e pafalshme që të ketë një konsensus qetësie për dikë që shërben ndoshta ushqim të përpunuar keq, apo për lëndët narkotike dhe alkooli. Edhe ka qenë një nga gjërat që është përqafuar më shumë nga prindërit”, është shprehur Veliaj.

Një nga 10 shkollat e reja që i shtohen këtë vit Tiranës është shkolla “Lekë Gjiknuri”, që u përurua në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.