Kryesore

Vranësirat do të pushtojnë vendin gjatë pasdites, njihuni me parashikimin e motit për sot

07:19 - 11.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Territori sqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku të dukshme vranësirat do të jenë në veri të vendit. Por pas mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin, të cilat pritet që më të theksuara të jenë gjatë mbrëmjes dhe natës vonë kryesisht në zonat Veriperëndimore.




Ndërsa në zonat Jugore dhe Juglindore do të ketë më pak vranësira. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.