Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat malore pritet grumbullim i tyre por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Shfaq Komentet (0)