AKTUALITET

Zgjedhjet e reja në Veri të Kosovës, dy nga kryetarët e komunave të gatshëm të dorëhiqen për hapjen e garës

21:05 - 13.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë dorëheqjen nga detyra në mënyrë që të hapin garën për zgjedhjet e reja ne Veri.




Kryetarët e dy komunave të tjera në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, Erden Atiq i Mitrovicës së Veriut dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse ata do të jepnin dorëheqje dhe në çfarë rrethanash.

REL-i i kontaktoi ata pas komenteve të të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për Zërin e Amerikës, se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.

Pas kërkesës së BE-së, Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmëri për organizimin e zgjedhjeve të reja në veri, me qëllim të shtensionimit të situatës atje.

Tensionet në zonë janë rritur qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë hyrë në zyrat e tyre, me gjithë kundërshtimet e popullatës lokale serbe.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat komuniteti serb i ka bojkotuar.

Qeveria e Kosovës ka nxjerrë tashmë një udhëzim administrativ, për të cilin ka thënë se u hap rrugë zgjedhjeve të reja, por, sipas njohësve të çështjeve juridike, dokumenti mund të hasë në pengesa kushtetuese.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.