AKTUALITET

SKANDALI/ Tronditet Real Madridi, arrestohen katër futbollistë! Shpërndanë videon erotike me një të mitur

21:03 - 14.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e një vajze të mitur, siç zbuloi media spanjolle El Confidencial në formatin e saj online, ngriti një padi në stacionin e policisë Las Palmas (në Ishujt Kanarie) pasi një lojtar i ekipit të të rinjve të Real Madrid kishte regjistruar një video seksuale me vajzën e saj dhe e kishte shpërndarë në anëtarë të ndryshëm të ekipit.




Ngjarja ka ndodhur në Ishujt Kanarie dhe herët në mëngjes policia spanjolle arrestoi tre lojtarë të ekipit të të rinjve në qendrën stërvitore të Merengues me akuzën e trafikimit të materialeve seksuale.

Në fakt, autoritetet kanë konfiskuar celularët e lojtarëve dhe besojnë se nga provat që do të dalin do të zbulojnë se kush e ka marrë videon dhe kush e ka shpërndarë atë, ndërsa e konsiderojnë të sigurt se janë të përfshirë edhe shumë futbollistë të tjerë (duke lënë të kuptohet se materiali specifik kishte arriti në ekipin e parë!).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.