BLUETOOTH

E trishtë! Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare prezantuesja e njohur

13:25 - 15.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komediania e njohur britanike dhe prezantuesja e BBC, Maddy Anholt ka ndërruar jetë në moshën 35 pas një kanceri agresiv në tru. Figura e njohur e radios e televizionit, si dhe aktiviste bamirësie zbuloi para pak kohësh se kishte një kancer agresiv të trurit pak pas lindjes së vajzës së saj Opal vitin e kaluar.




Maddy kishte programin e saj radiofonik në Radio 4 dhe kishte luajtur role në serialet e BBC, ITV e Channel 4 në Britani. Familja e saj njoftoi lajmin tragjik disa orë pas vdekjes duke thënë se javët e fundit ajoi kaloi në shtëpinë e prindërve.

Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllanë dhe prindërit e saj. E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit para vdekjes.

E trishtë! Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron

Në njoftim familja e saj shkruante: “Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e Maddy Anholt, bijës tonë të dashur, motrës, nënës, bashkëshortes e cila u nda nga ne në moshën 35 vjeçare. Maddy ishte diagnostikuar me një formë të rrallë e agresive kanceri në tru. Ajo përballoi trajtimet e dhimbshme të vështira dhe javët e fundit i kaloi në shtëpinë e prindërve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.