Kryesore

Rikthimi i basteve, ish-zv. ministri Shyti: Jo vetëm “online”, duhen edhe pika të posaçme

10:42 - 15.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artan Shyti, ish-zv.ministër i Sporteve dhe ish-kryetar i Shoqatës së Basteve, e konsideron problematik projektligjin që po diskutohet së fundmi nga parlamentarët shqiptarë.




Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai pohon se rikthimi i basteve në rrugën ligjore është hapi i duhur, por mënyra se si është menduar për t’u implementuar është problem.

Për këtë Shyti rreshton një sërë argumentesh që, sipas tij, do të jetë e vështirë të mblidhen para për sportin dhe më pas po kaq e diskutueshme është edhe ndarja e këtyre parave për federata të ndryshme sportive.

Zoti Shyti bastet po hapen prapë në Shqipëri. A është ky një lajm i mirë për sportin?

Së pari, bastet u tentua të mbyllen, por në vend që të mbylleshin, kaluan në paligjshmëri dhe vazhduan njësoj të funksionojnë. Pra, kompanitë u mbyllën, por lojtarët gjetën mënyra të tjera për të vazhduar një aktivitet, megjithëse të ndaluar. Pra, tentativa për të ndaluar një aktivitet rezultoi e pasuksesshme, gjë që ne si Shoqata e Operatorëve të Basteve Sportive, e kishim parashikuar dhe paralajmëruar publikisht.

Sot po tentohet rikthimi i tyre në ligjshmëri dhe risia është që një pjesë e fitimit të kompanive do të kalojnë për financimin e sportit. Kjo është shumë pozitive. A është ky një projektligj që plotëson pritshmëritë tuaja si ish-kryetar i shoqatës dhe si njeri i sportit?

Këto dy pozicione pra, kryetar dhe njeri i sportit, janë shumë të lidhura në rastin tim. Për të qenë i sinqertë, jam skeptik për suksesin e implementimit të këtij ligji dhe për impaktin që ai mund të ketë që bastet të kalojnë nga paligjshmëria në një aktivitet të ligjshëm.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”!

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.