Kryesore

“Skemë piramidale! Vjedhja shkoi deri në 2.4 miliardë euro”- Berisha tregon prapaskenat e arrestimit te Amant Josifit: Gledis Nano dhe Helidon Bendo u shkarkuan se…

12:54 - 15.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar arrestimin e një dite më parë të Amant Josifit në Dubai. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se skema piramidale me kriptovalutat arriti nje vjedhje që arrin në 2.4 miliardë euro.




Po ashtu, sipas Berishës, Gledis Nano u shkarkua nga Drejtori i Policisë për shkak të kësaj skeme piramidale. Edhe largimi i Helidon Bendos nga kreu i SHISH, sipas ish-kryeministrit ka lidhje me ketë skandal ndërkombëtar.

Berisha sqaron se përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, sollën shkarkimin e tyre.

“Kjo skemë piramidale, në të cilën thuhet se janë vjedhur mbi 200 mijë qytetarë europianë në Spanjë, Gjermani dhe Itali, është realizuar nga i quajturi grup Milton, i cili kishte 15 qendra call-center në Ukrainë, Gjeorgji dhe në Shqipëri.

Por, për habinë tuaj, vend lider ishte Shqipëria. Nga 15 qendra që kishte piramida Milton, 6 apo 40 përqind i kishte në Shqipëri. Shërbimet partnere prej kohësh u përpoqën që në Shqipëri të bëjnë hetime, kjo ishte krejtësisht e pamundur sepse grupi Milton në Shqipëri ishte direkt në patronimin e Olsi Ramës, për rrjedhojë të Edi Ramës.

Përpjekjet e zyrtarëve shqiptarë për të krijuar hapësirën e nevojshme për hetimin e kësaj çështje, hasën në shkarkimin e tyre.

Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai, informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura.

Helidon Bendo, edhe ai duket se largimi me urgjencë nga SHISH, ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar.

Grupi i gazetarëve investigativë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është marrë gjerësisht me hetimin e këtij problemi.

Grupi i gazetarëve vendosi të shtrinte investigimin edhe në Shqipëri. Aty thonë se gjetën heshtjen e pazakontë nga policia shqiptare dhe SPAK”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.