Kryesore

“Kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë?”/ PodCast-i me Ramën, flet Silvinjo dhe Zabaleta: E kemi njohur shumë vonë, falë dy lojtarëve të kombëtares shqiptare

08:52 - 16.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka nisur gjatë ditës së sotme, edicionin e dytë të PodCast-it e tij me personazhe të njohur.




Të ftuar në këtë puntatë ishin trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Silvinjo, dhe dy zëvendësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva.

Një ndër pyetjet e kryeministrit ishte se kur kanë dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë, teksa të dy u shrehën se e kanë njohur vonë dhe kjo falë dy lojtarëve të kombëtares Keidi Bare(Zabaleta) dhe Rei Manaj(Silvunjo).

Kryeministri Edi Rama:  Përveç Dorivas, për të cilin jam i sigurt e njihte Shqipërinë edhe më parë, sepse ai ka luajtur në Itali, Italia dhe Shqipëria janë afër, duhet të më thoni të vërtetën, kur keni dëgjuar për Shqipërinë për herë të parë?

Silvinjo: Unë në vitin 2014, nga Manaj. E kam stërvitur tek Inter Milano. Isha me Roberto Mançinin. Aty e kam njohur. Ishte shumë i ri, 18 vjeç më duket.

Kryeministri Edi Rama:  Pra, hera e parë që Shqipëria hyri në konceptin tënd për botën.

Silvinjo: Po

Kryeministri Edi Rama:  Po për ty?

Zabaleta: Për mua, në fakt, ishte Keidi Bare, një nga lojtarët tanë, kur shkoi tek Espanyoli, sepse unë jetoj në Barcelonë, luaja për Barcelonën, familja ime kishte abonim sezonal biletash dhe mendoj se Keidi, kur e sheh në fushë, është një njeri që përfaqëson pasionin e shqiptarëve në fushë. Kështu, kjo ishte hera e parë që u prezantova pak me Shqipërinë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.