Kronikë

“Nuk doja që të përfundonte kështu”/ Vrau 39-vjeçarin shqiptar për parkim, flet greku: Kishim vite që grindeshim

08:21 - 16.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar në Greqi. Ndonëse dëshmitarët okularë deklaruan se 68-vjeçari grek kishte deklaruar në vendngjarje se “Mbarova me ty tani”, autori i dyshuar i krimit kishte shfaqur pendesë për aktin. Në polici i moshuari deklaroi se nuk kishte dashur që të përfundonte kështu ngjarja. “Nuk doja që të përfundonte kështu”, tha autori i penduar para policisë.




68-vjeçari, pas vrasjes në Pire të 39-vjeçarit Brigen Limka, baba i tre fëmijëve, që tronditi gjithë Greqinë, shkoi në shtëpinë e tij, në një pallat aty pranë, ku u arrestua pak më vonë. Mësohet se arma e gjahut me të cilën ai kreu krimin, ishte pa leje. Sipas informacioneve të MEGA-s, autori kur ka mbërritur në nëndrejtorinë e Sigurisë së Pireut u ka thënë punonjësve të policisë: “Kishim vite që fërkoheshim. Makinat i vendosin nga parkingu edhe në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, mësohet të jetë shprehur ai.

Të moshuarit i mjaftuan vetëm 9 sekonda për të ekzekutuar shqiptarin, pas një debat verbal që ata kishin pasur. Tashmë ai ndodhet pas hekurave në pritje të masës së sigurisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.