LAJMI I FUNDIT

Gjenetika ndikoi në format më të rënda të Covid-19

22:45 - 17.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është rikonfirmuar rëndësia që pati gjenetika në format më të rënda të pandemisë Covid-19.




Sipas një studimi të fundit, gjenetika e Neandertalit ka qenë shkaku kryesor i vdekjeve masive në zona specifike.

Në studime të mëparshme që nisën gjatë pandemisë u hodh ideja që në ato grupe etnike ku janë trashëguar më shumë gene nga popullsia “neandertal”, ishin më vulnerabël dhe shfaqnin problemet më të rënda.

Sipas studimit të ri, banorët në Bergamo të italisë, aty ku Covid-19 shpërtheu në formën me pasoja më të rënda në nisje të pandemisë, kishin një predispozitë gjenetike dhe një përgjigje imunitare të tepruar që bëri dëm dhe shkaktoi vdekje masive në nisje të vitit 2020, kur Italia u godit rëndë nga Sars Cov 2. Studimi ka zgjatur 2 vjet në mbi 10 mijë banorë të Bergamos dhe kryesisht Val Seriana, ku numri i vdekjeve ishte më i larti.

Rezultoi se në këtë rajon, shumë persona kishin një seri varietetesh të nukleotideve të zinxhirit të AND që ishin të trashëguara në bllok që quhen aplotide. Dhe këto ishin tipike dhe duket se janë trashëguar nga njeriu “neandërtal”, banori i parë i Euro-Azisë, që me pas u kryqëzua me paraardhësit tanë, njeriun e ardhur nga Afrika, “homosapiens”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.