AKTUALITET

Kryesia e Partisë së Lirisë, Meta: Vendi në dorën e qeverisjes së inkriminuar!

17:31 - 18.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia e Lirisë ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e saj, teksa kryetari i kësaj force politike Ilir Meta ka deklaruar se kjo parti ruan një raport besnik me çdo faktor tjetër opozitar të sinqertë.




Ai u shpreh se vendi është në dorën e një qeverisjeje të inkriminuar, ndërsa shtoi se përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues në vend.

Meta shtoi se aferat mafioze nuk kanë mbarim dhe korrupsioni ka arritur deri te zyra më e fundit në administratë.

“Ka shumë afera që ende nuk janë prekur aspak. Vendi është në dorën e një qeverisjeje të inkriminuar, ndaj përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues.

Afera e inceneratorëve është e njohur botërisht në sajë të kontributit koherent dhe të vazhdueshëm të Partisë së Lirisë. PL si një forcë e vendosur opozitare do ketë një raport besnik me çdo faktor tjetër opozitar të sinqertë dhe që vendos interesin publik dhe kombëtar mbi atë parcial.

Ky është një faktor për të shpëtuar vendin nga rrënimi dhe shpopullimi tragjik që ndihet në çdo familje. Kemi sakrifikuar për të mbrojtur opozitarizmin nga fake-opozita si zgjatim dhe bisht i Edi Ramës, e cila ka minuar sistemin e balancës mes pushteteve.

Ky raport i PL me opozitarizmin e vërtetë do jetë konsistent dhe do t’i prijë parimeve të sinqerta opozitare për të shpëtuar vendin nga duart e mafias. Aferat mafioze nuk kanë mbarim dhe korrupsioni ka arritur deri te zyra e fundit”, u shpreh ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.