AKTUALITET

Policia aksion në Vlorë dhe Shkodër/ Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohen 7 persona me precedentë të mëparshëm penal

22:10 - 18.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtatë persona janë arrestuar nga policia gjatë një aksioni në qytetin e Vlorës dhe të Shkodrës.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Vlorë, u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal, me precedent të mëparshëm kriminal, të cilët sipas policisë, do kryenin vrasje kundër personit, me armë zjarri.

2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.

Ndërkohë, sipas policisë, në Shkodër, është vënë në pranga poseduesi i një arsenali lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj,  i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në kuadër të dy operacioneve, policia ka sekuestruar në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Angazhim maksimal i strukturave të Policisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.

Në Vlorë, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve, në bazë të inteligjencës policore, parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit, e cila do të kryhej me disa armë zjarri. Policia vuri në pranga 6 shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, 2 prej të cilëve u kapën në flagrancë në një lokal, me 2 pistoleta të gatshme për qitje.

Në Shkodër, Policia vuri në pranga poseduesin e një arsenali lënde shpërthyese tritol, ganata, kapsolla detonatore etj,  i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia, u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

✅Gjatë 2 operacioneve, u sekuestruan në total: 1 armë zjarri automatik, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore, 13 ndezës të unifikuar, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë e dhjetra bimë kanabis të kultivuara.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.