LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Barazim me gola dhe një penallti e humbur, Partizani dhe Egnatia ndajnë pikët

20:34 - 18.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partizani merr barazimin e dytë radhazi në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Zoran Zekic barazoi 1-1 me Egnatian, në takimin e luajtur në “Arenën e Demave” dhe që shkon për llogari të javës së katërt të kampionatit.




Pjesa e parë ishte shumë e luftuar, ku pati raste, emocione, gola dhe shumë spektakël. Në minutën e shtatë, të kuqtë kaluan në avantazh falë Bintsouka. Një kryevepër e Fernando Medeiros vendosi ekuilibrat në minutë ne 23-të, pas një goditje fantastike, një koordinim perfekt, me topin që ishte i pamundur për t’u kapur nga portieri.

Ekipi nga Rrogozhina fitoi 11-metërsh pas një rrëzimi në zonë të Fangaj dhe për t’u akorduar fillimisht u nevojit ndërhyrja e sistemit VAR. Njeriu-gol i Egnatias, Dwamena u ndal nga portieri Alban Hoxha në fundin e pjesës së parë, duke i pritur kështu penalltinë sulmuesit.

Për të vërtetuar se nuk ishte nata e Dwamena-s u desh të vinte minuta e 78-të, kur ai sërish nuk gjeti shënjestrën e duhur për të përmbysur ndeshjen. Në fund Sota pati një shans të artë por nu ke shfrytëzoi si duhet, me ekipet që duhet të kënaqeshin me nga një pikë. Egnatia është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Partizani pozicionohet në vendin e pestë me 5 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.