BLUETOOTH

A duhet Neymar të kërkoj sërish falje? Rikthehet drama mes tyre, Bruna Biancardi thumbon futbollistin: Nëse nuk je besnik…

12:44 - 19.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bruna Biancardi dhe Neymar janë padyshim një prej çifteve më të njohur dhe të komentuar sa i përket marrëdhënies së tyre.




Dyshja kanë qenë vazhdimisht kryefjala e mediave rozë nëpër botë,  shkak kryesorë i thashethemeve u bë tradhtia e Naymar ndaj partneres së tij.

Çifti aktualisht nuk ndodhet afër njëri-tjetrit për shkak të distancës që i ndan, pasi të dy kanë angazhime të tyre profesionale.

Së fundmi, Biancardi ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të koduar duke ngritur aludime të ndryshme lidhur me statusin në fjalë, fansat mendojnë se postimi  ishte një thumb ndaj partnerit të saj.

Në mesazhin thuhej: “Nëse nuk je besnik ndaj atyre që janë pranë teje çdo ditë, nuk do të jesh besnik ndaj askujt”.

Ky mesazh  bëri shumë të mendojnë se ndoshta më në fund ajo ka reflektuar mbi besnikërinë në marrëdhënien e saj me Neymar dhe po i jep një drejtim të qartë marrëdhënies.

Kujtojmë që së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se Neymar e ka tradhtuar sërish partneren e tij e cila është në pritjen e një foshnje.

Futbollisti pak kohë më parë u kap “mat” në klubin e natës Sala Apolo, në Barcelonë, pas ndeshjes kundër Al-Hiyadh.

Disa imazhe e tregojnë atë duke folur me vajza, duke i përqafuar ato dhe teksa ndajnë kontakte të ngushta fizike. Nga ana tjetër, Bruna ishte në Brazil gjatë asaj kohe.

Gjithashtu vlen të përmendet dhe falja publike që Neymar kërkoi nga Bruna-s pasi e kishte tradhtuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.