Kronikë

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet 41-vjeçari i rrezikshëm

10:42 - 19.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 41-vjeçar i dënuar me 10 vite burg është arrestuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille.




Në prangat e uniformave blu ka rënë shtetasi Xhevdet Xhafa, i cili është dënuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Punë e vazhdueshme gjurmuese, e mbështetur nga inteligjenca policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dekada”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës.

Fshihej në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, pasi ishte dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të të rriturve, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Si rezultat i punës gjurmuese dhe operacionale, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me burgim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Dekada”.

Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.