Këngëtari i njohur Gjiko dhe bashkëshortja e tij Elita Rudi janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.
Moderatorja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë bashkëbisedon me ndjekësit e saj në Instagram.
Ditën e sotme ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me fansat e saj, ku një ndër ta e ka pyetur atë nëse e jep burrin me qera për një natë, ndërsa Elita duke qeshur tha nuk mundet që ta ndajë pasi Gjiko është gjysma e saj.
“Kuku, nuk muj me nda gjysmën e vetes.”- ka shkruar Elita.
Kujtojmë që dyshja kanë edhe dy fëmijë së bashku, Zëri dhe Bota.
Shfaq Komentet (0)