Kryesore

“Nuk ka vend më me lavdi se Amerika”- Berisha nga Kukësi: Emri Vata ka mbështetjen e të gjithë deputetëve

14:30 - 19.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar mbledhja mes deputetëve të opozitës në Kukës, në kuadër të fushatës zgjedhore mbi zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës që do mbahet më 24 shtator.




Në një prononcim për mediat, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se kandidati Emri Vata ka gjithë mbështetjen e deputetëve, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti drejtohen kutive të votimit më 24 shtator.

“Pas një demaskimi moral të përfaqësuesit të Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD. Besim që votën ai do ta kthej në shërbim të qytetarëve të Kukësit. Ju bëj thirrje të gjithë Kuksianëve, të vijnë dhe me votën e tyre të firmosin agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë.

Në mbledhje u diskutua mbi axhenden parlamentare. U morën edhe disa vendime që Bardhi do ju shpjegoj”, deklaroi Berisha.

Pse prikëshit një mbledhje  në një vend që mban emrin Amerika?

Nuk ka vend më të madh dhe më me lavdi se Amerika, është në meritën e pronarit që e ka quajtur Hotel Amerika.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.