Kryesore

Rikthehet shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

07:23 - 19.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit që ende vijon të Anticiklonit Afrikan i cili sjellë me vete jo vetëm masa ajrore të thata por edhe të nxehta me temperatura të cilat në vlerat e mesditës vijojnë të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi.




Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por edhe alternime vranësirash kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Në relievet malore në lindje vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura shoqëruar me reshje shiu tepër afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesisht nga kuadrati i veriut. Ditën e Enjte dhe atë të Premte era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 3-10 m/s dhe drejtim nga kuadrati i jugut


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.