LAJMI I FUNDIT

Teuta fitoi 1-0 me Skënderbeun, Gvozdenovic: Kalendari është i ngjeshur! Longo: Fitoren s’e kishim detyrim

18:12 - 19.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teuta fitoi 1-0 me Skënderbeun falë një goli të Arifit për javën e katërt në Superligë. Pas ndeshjes folën edhe dy trajnerët. Ivan Gvozdenovic i Skënderbeut e quajti ndeshje delikate, teksa i vuri fajin kalendarit të ngjeshur për këtë humbje.




“Kemi dy javë që kemi humbur. Nuk jam i kënaqur, sot ishte një ndeshje delikate. Kjo ndeshja sot ishte për barazim, por vendosi një moment. Nuk jemi të qartë në sulm, u treguam egoist në disa momente. Rashica hyri nga stoli pasi ishte i lodhur. Kemi shumë ndeshje për pak kohë, duhet të kemi edhe rotacione lojtarësh”, tha serbi i Skënderbeut.

Nga ana tjetër, trajneri fitues, italiani Diego Longo komplimentoi të tijtë.

“Nuk e kishim detyrim fitoren, jemi një ekip i ri. Nëse ke ekipe si Partizani, Tirana apo Vllaznia, atëherë është ndryshe. Detyrimi jonë është stërvitja dhe impenjimi maksimal. Dua të komplimentoj Arifin, është një djalë serioz, e prisja që të shënonte një gol. Humbja me Laçin ishte e turpshme dhe ne duhej të sistemonim gjërat tona”, tha Longo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.