LAJMI I FUNDIT

Formacionet zyrtare, nis rrugëtimi i Real Madrid në Champions League, shumë mungesa ndaj Union Berlin

17:59 - 20.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real Madrid pret në shtëpi Union Berlin, në ndeshjen e parë të grupeve (Champions League) që do mbahet në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid). Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë ndarë mendjen për rreshtimet.




Los Blancos vijnë në këtë takim me shumë mungesa. Për shkak dëmtimesh nuk janë në dispozicion lojtarë si Vinicius, Carvajal, Gyler, Thibaut Courtois apo Militao. Në kampin gjerman nuk ia dalin dot për këtë sfidë Dehl, Haberer, apo edhe Knoche. Ky takim do të gjykohet nga arbitri norvegjez Eskas E. Në grupin C janë edhe Napolin me Union Berlin.

Real Madrid (4-3-1-2): Kepa; Vazquez, Rudiger, Nacho, Alaba; Modric Tchouaméni, Camavinga; Bellingham; Joselu, Rodrygo.

Union Berlin (3-5-2): Ronnow; Bonucci, Doekhi, Diogo Leite; Juranovic, Tousart, Kral, Laidouni, Gosens; Becker, Behrens.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.