BLUETOOTH

Neymar i pandreqshëm, dyshohet se e tradhtoi sërish partneren shtatzënë – Reagimi i Brunës (VIDEO)

19:57 - 20.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Neymar është i pandreqshëm. Edhe pse partnerja e tij është shtatzënë dhe së shpejti do t’i japë një vajzë, ai vazhdon jetën e tij të pa shqetësuar dhe dyshohet se e ka tradhtuar sërish.




Ylli brazilian i Al Hilal ishte duke u argëtuar në Barcelonë pak ditë më parë me dy vajza “hot” dhe ato ushqenin sërish skenarët se ai kishte thyer sërish besimin. Këtë e konfirmon edhe Bruna Biancardi me mesazhin e saj.

Partnerja e Neymar ka shkruar në story-t e saj në Instagram: “Nëse nuk je besnike ndaj atyre që janë pranë teje çdo ditë, nuk do të jesh besnike ndaj askujt”. Në një mesazh tjetër ajo shpjegoi: “E di se çfarë ka ndodhur dhe, edhe një herë, jam e zhgënjyer.

Por, në fazën e fundit të shtatzënisë sime, fokusi dhe shqetësimi im janë vetëm tek vajza ime dhe kjo është gjithçka për të cilën do të mendoj tani”.

Neymar dhe Bruna nuk janë të martuar dhe megjithëse ajo e ka ndjekur në Arabinë Saudite ata nuk kalojnë shumë kohë së bashku. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u zbulua sërish se e kishte tradhtuar dhe i kërkoi falje publike.

Gjatë asaj kohe brazilianët shkruan se Bruna e pranon… bririn por me tre kushte. “Ai duhet të jetë i matur, të përdorë prezervativ dhe të mos i puthë në gojë”, kishte pyetur braziliani.

Shikoni fotot


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.