Kryesore

PRAPASKENA/ Sonte përballen si kundërshtarë në Champions, Kejn u kishte dhënë fjalën “djajve” për në 2024

16:00 - 20.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Herri Kejn u lakua jo në pak raste vitet e fundit mbi mundësinë e kalimit te Mançester Junajtidi. Si përfundim Herri përfundoi te Bajerni, ndërsa ekipi i Ten Hagut firmosi me talentin danez Hojlund. “United Confidential” ka zbuluar së fundmi se strategjia e teknikut holandez në “Old Trafford” kishte tjetër synim, por që dështoi rrugës.




Ten Hag aspironte Kejnin në majë të sulmit dhe në pamundësi financiare për të mbuluar koston e transferimit dhe pagën e lartë, plani i tyre konsistoi në sigurimin e 30- vjeçarit gjatë verës së vitit 2024. Në këtë situatë ata do ta përfitonin falas “pykën” angleze dhe do të ishin më të liruar nga ana monetare rreth pagesës. Burimi i mësipërm pohon se Kejn i kishte dhënë fjalën bordit të “djajve” në spektrin e besnikërisë. Megjithatë, këmbëngulja e pronarit të “gjelave”, Levis, në adresim të presidentit Daniel Levi rezultoi vendimtare.

 Te Totenhemi kishin frikën e humbjes me parametra zero dhe nuk donin të shkonin drejt skenarit me dy “thika”. Në këto kushte mori fund edhe “pakti” i fshehtë ndërmjet kryeshënuesit anglez dhe klubit më të titulluar në Premier Ligë. Bajern Mynihu thuhet se ka shpenzuar 100 milionë euro në arkat e Totenhemit, rekord në transferimet e bavarezëve. Kejn e ka gjetur rrugën e rrjetës me kampionët e Bundesligës në 4 raste, të njëjtë kuotë prezencash dhe do të tentojë që “viktima” e radhës të jetë Junajtidi në Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.