LAJMI I FUNDIT

Starti më i mirë i Shehit, Tirana rrezikohet vetëm nga “Final Four”

09:20 - 20.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana është në krye të kampionatit me 10 pikë dhe asnjë humbje, por është edhe skuadra më e mirë e epokës “Shehi”. Bardheblutë e durrsakut janë fotokopje e sezonit 2019-2020 në vitin e titullit me tre trajnerë nga të cilët e mbylli Egboja.




Statistikat thonë se çdo pesë vite, Tirana arrin të grumbullojë 10 pikë në 4 javë, por asnjëherë nuk ka grumbulluar 12 pikë. Në katër javët e para, Tirana mbetet pretendentja kryesore për të dalë në krye të renditjes në fund të 36 javëve dhe këtë e tregojnë statistikat që janë nga ato që ngrenë peshë ambientin bardheblu.

SHIFRAT – Edhe pse Orges Shehi gjithmonë këto javë e ka qortuar skuadrën për mungesë vëmendjeje, pasi është fillimi i sezonit, shifrat janë shumë më të mira se në çdo sezon tjetër të tij, por edhe në 11 sezonet e fundit.

Tirana gjatë këtij rrugëtimi ka pasur dy ekstremitete. Ose në krye me 10 pikë ose poshtë tetë pikëve. Një gjendje që është e çuditshme për ecurinë e ekipit. Thënë ndryshe, Tirana e këtij sezoni është skuadra më e mirë e Shehit në debutimet e kampionateve dhe ka bërë më mirë se tetë skuadra të tjera në 10 vite.

Asnjëherë Shehi me Tiranën në katër javët e para nuk kishte marrë 10 pikë. Rekordin për një fazë e ka sezonin e titullit me 20 pikë në 9 takime. Në sezonin 2013-2014, Tirana kishte vetëm katër pikë dhe në vendin e 11-të.

Një vit më pas në vendin e gjashtë me 6 pikë. Në sezonin 2016-2017, kur ra nga kategoria, Tirana në katër javë kishte katër pikë dhe ishte e gjashta në Superiore. Vitin pasardhës nuk luajti fare në Superiore. Po katër pikë kishte në sezonin 2018- 2019, duke e renditur e teta.

Në sezonin 2020-2021, sërish 4 pikë dhe vendi i pestë. Në sezonin e titullit kampion me Shehin, 2021-2022, tetë pikë dhe vendi i parë, ndërsa në sezonin e shkuar pesë pikë në gjashtë javë. Gjithsesi, këtë vit, paçka se sa pikë grumbullon skuadra në fund është “Final Four” që vendos titullin kampion.

DY BARAZIME – Në 11 sezonet e fundit, përfshirë edhe këtë kampionat, Tirana vetëm dy herë të tjera ka grumbulluar 10 pikë në katër javë. Herën e parë në sezonin 2014-2015, por në fund nuk ia doli që të shpallej kampione e Shqipërisë, duke rrëshqitur poshtë në renditjen e përgjithshme.

Rasti i dytë është në sezonin 2019-2020, por me 10 pikë në 4 javë. Gjithsesi, vetëm në vitin e COVID-it, Tirana ia doli të ishte kampione. Këtë vit është goxha më e komplikuar…

2132


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.