LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Bellingham shpëton në fund Real-in ndaj Union Berlinit

20:50 - 20.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshjet e pasdites në Champions League dhuruan emocione. Në takimin e parë të grupit C, Real Madrid mundi minimalisht 1-0 Union Berlin në “Santiago Bernabeun” e tejmbushur me spektatorë. Joselu ishte protagonist i minutave të para, teksa pati dy raste për gol, por pa mundur dot të dërgojë topin në rrjetë.




Gjermanët provuan gjatë fraksionit të parë me kundërsulme, gjithsesi nuk goditën asnjëherë portën e mbrojtur nga Arrizabalaga.

Në minutën e 51-të, Camavinga tentoi të zgjidhtë vetë takimin, teksa gjuajti nga distanca por sfera shkoi afër shtyllës së majtë. Pak më pas, Rodrygo u shfaq në portën e kundërshtarve me dy mundësi të mira, asgjë për t’u shqetësuar për portierin Frederik Ronnow të mysafirëve, i cili zhvilloi ndeshje pozitive.

Los Blancos rritën akoma më shumë presionin në minutat e fundit, Ancelotti i hodhi të gjithë në sulm në kërkim të golit të fitores dhe 3 pikët e para ekipit spanjoll ia dhuroi Bellingham me golin e tij në fund.

Në Rams Park (Istanbul), ndeshja e grupit A mes Galatasaray dhe Copenhagen përfundoi 2-2. Miqtë danez kaluan në epërsinë e dy golave me Elyounoussi dhe Goncalves, por vendasit ia dolën të marrin një pikë pas golave të Boeye dhe Tete.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.