Kryesore

200 milionë lekë gjobë për Tiranën në dy vite, dënime gjigante nga disiplina e FSHF-së për 26-herë kampionët

09:12 - 21.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tifozëria është forca më e madhe e Tiranës, por nga shtatori i 2021-shit deri më sot përkrahësit kanë qenë problemi më i madh i Tiranës. Krenaria e skuadrës, që asnjëherë nuk e ka lënë në baltë ekipin, si në ditë të mira dhe të vështira, kur “notonte” në Kategorinë e Parë dhe bridhte në çdo fshat të Shqipërisë.




Edhe pse tifozët e Tiranës dukshëm në kryeqytet janë tifozëria numër 1, dy vitet e fundit, përveçse e kanë mbështetur, me sjelljen e tyre, e kanë dënuar shumë skuadrën 26 herë kampione të Shqipërisë. Dhe dëmi nuk është i paktë. Edhe pse i sjellin skuadrës të ardhura, duke blerë bileta, dëmi që kanë bërë është shumë i madh.

Sjellja e tyre në stadium i ka kushtuar klubit mbi 200 milionë lekë të vjetër, që Tirana ka marrë në formën e gjobave apo riparimit të dëmeve 20,086,130.90 lekë për sjelljen e tifozëve.

Dëmet janë nga më të ndryshmet dhe janë jo pak. Fakt është që këto para që janë paguar për shlyerjen e dëmeve të tifozëve, klubi mund t’i kishte përdorur për skuadrën, duke investuar në lojtarë të mirë ose duke paguar detyrimet, pasi dihet që shpeshherë ka kaluar në kriza të vogla dhe disa herë i është bllokuar merkatoja e lojtarëve.

Tani çdo gjë është mbyllur dhe është klubi e tifozët që duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjedhje për situatën. Tifozët duhet të kuptojnë se sjellja e tyre dëmton klubin dhe drejtuesit e skuadrës nga ana tjetër duhet të bëjnë të pamundurën që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

DËNIMI I FSHF-së – Tirana ka grumbulluar 20,086,130.90 lekë dëme si gjoba nga FSHF-ja, pagesa për stolat dhe dëmet në stadium dhe ndëshkimet nga UEFA për sjelljen e tifozëve. Fatura e komisionit të disiplinës nga shtatori 2021 deri maj 2023 është 2,900,000 lekë.

Dëmet për stolat janë 6,450,000 lekë, ku llogaritja për çdo derbi është mesatarisht 5 milionë lekë. Në total nga FSHF-ja ndëshkimi është 9,350,000 lekë.

01

33213

UEFA – Tirana për sjelljen e tifozëve është ndëshkuar jashtëzakonisht shumë edhe nga UEFA. Për paraqitjet e vjetshme dhe sivjetshme të tifozëve, Tirana duhet të paguajë një dëm prej 10,736,130.90 lekësh.

Klubi ka paguar nga rrahja e tifozëve në Dudelanzh e deri te sfida e fundit me Beshiktashin, ku ndëshkimi ka qenë 53 mijë euro. Një 100 milionë lekë gjobë që janë jo pak për bardheblutë.

00

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.