LAJMI I FUNDIT

Fitoi medaljen e artë, sportisti emocionohet dhe propozon të dashurën për martesë

22:08 - 21.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emocion i dyfishtë për Salvatore Maresca, gjimnastin napoletan, i cili mbrëmjen e djeshme pasi fitoi medaljen e artë në disiplinën e unazave në kampionatin World Challenge Cup në Paris, u gjunjëzua para të dashurës së tij, duke e surprizuar me një propozim prekës për martesë.




I njohur me pseudonimin “Thor”, Maresca fitoi medaljen e artë duke përfunduar testin e tij me 14700 pikë dhe duke triumfuar në një nga garat më prestigjioze të gjimnastikës .

“Të gjithë e dimë që Parisi është qyteti i dashurisë, prandaj do të doja të dashurën time pranë, kam një propozim për të bërë”, tha ai menjëherë pas fitores, duke ftuar partneren e tij Maria Pia Tito.

Kështu, duke iu afruar asaj, ai u gjunjëzua dhe i tregoi një unazë , duke i bërë asaj pyetjen e pritshme. Vajza filloi të qante dhe të kërcente nga gëzimi, duke shqiptuar një “po” emocionale. Kampioni më pas hoqi medaljen e tij për ta vendosur në qafën e bashkëshortes së tij të ardhshme, ndërsa publiku në Açor Hotel Arena në Bercy u bashkua me duartrokitje të forta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.