LAJMI I FUNDIT

Kukësi beson te kthesa, Kërnaja: Loja ka qenë në rritje, rregullojmë mbrojtjen dhe marrim pikë në Korçë

18:55 - 21.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kukësi do të luajë të shtunën në Korçë përballë Skënderbeut, në një ndeshje që verilindorët shpresojnë të marrin pikët e para në kampionat. Në një prononcim për “Panorama Sport”, zv.trajneri i Kukësit, Oltion Kërnaja, flet fillimisht për gjendjen e vështirë që po kalon skuadra. Ai sheh gjëra pozitive edhe pas katër humbjesh, ndaj kërkon pak durim nga të gjithë për të parë Kukësin në ndeshjet në vijim.




“Të them të drejtën situata është e vështirë po ta shohim nga renditja dhe pikët. Shkaqet janë të shumta, duke nisur nga mosha e re. Disa lojtarë nuk e njohin ende mirë njëri-tjetrin, pasi kanë ardhur në ditët e fundit dhe ende nuk janë në formën e duhur fizike. Megjithatë, në dy ndeshjet e fundit loja ka qenë në rritje. Golat e pësuar kanë ardhur edhe si shkak i gabimeve tona individuale. Me Tiranën dhe Dinamon kemi dominuar në lojë, por kanë qenë episodet ato që kanë vendosur. Ekipi ka treguar forcë, sepse arrin të shkojë te goli. Në fazën ofensive jemi më mirë, ndërsa në mbrojtje kemi treguar që jemi të brishtë. Edhe kalendarin e kemi pasur në disfavor, pasi jemi përballur me ekipe që kanë qenë më përpara se ne në përgatitje”, u shpreh fillimisht Kërnaja rreth situatës te Kukësi.

SKËNDERBEU – Në lidhje me sfidën e radhës, Kërnaja pohon se ka ardhur koha të marrin pikët e para, edhe pse ka vlerësim maksimal për Skënderbeun. “Besoj se duke filluar nga kjo e shtunë, në ndeshjen me Skënderbeun, do të vijë edhe kthesa në rezultate dhe lojë. Kjo arrihet duke punuar shumë, duke qenë të vëmendshëm në të gjithë ndeshjen, që të evitojmë gabimet individuale. Të them të drejtën, e kemi vlerësuar maksimalisht Skënderbeun. Është një ndeshje e fortë, por që për Kukësin ka ardhur koha e reflektimit edhe në rezultat. Jo vetëm në lojë, sepse ato që shënohen janë pikët”, përfundoi Oltion Kërnaja, i cili është krahu i djathtë i trajnerit Stavri Nica te Kukësi.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.