LAJMI I FUNDIT

Shijakasit kërkojnë surprizën në “Selman Stërmasi”, Zeka: Tirana skuadra më e komplikuar, por Erzeni s’del pa pikë

15:49 - 21.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agim Zeka, sulmuesi 25-vjeçar, padyshim një nga protagonistët që i ka ardhur në ndihmë skuadrës së Erzenit në këto javë të para, flet për përballjen e së premtes, atë kundër Tiranës, duke e cilësuar si ekipin më të kompletuar të Superiores.




Kosovari na bën me dije se nëse do të bazohen, duke iu referuar të dhënave që Tirana ka në 4 përballjet e realizuara, padyshim që situata duket shqetësuese. Por, nga ana tjetër, ai u qëndron stoik gjithashtu dhe çasteve që Erzeni po kalon, e që relativisht janë të mira, duke kërkuar që si grup të ruajnë qetësinë e të bëjnë gjithçka në fushën e gjelbër.

“Nëse do t’u referohemi detajeve, Tirana ka me të vërtetë grupin më të përsosur në çdo repart, përfshirë dhe stolin. Pra, është ngritur për t’u dalluar në këtë kompeticion. Por, i bindur dhe me kokëfortësi shtoj se dhe ne po luajmë mirë, me nivel të lartë. Dhe prodhimi i një futbolli të tillë është synimi ynë sistematik. Madje, pas festimit të fitores kundër Dinamos, në mëngjes i jemi kthyer direkt stërvitjes, sepse koha nuk premtonte. Duhet të mos ndihemi në presion, të ruajmë vigjilencën e të gjenerojmë paraqitje sa më të mirë kundër kryeqytetasve. Të shënoj? Pse jo? Me të tillë rivalë, do të doja të mos shpërdoroja e të shfrytëzoja çdo mundësi shënimi”, e mbyll fjalën e tij Zeka, që luajti rolin kryesor në dy ndeshje, atë kundër Vllaznisë ku shënoi e Dinamos ku fitoi një penallti, që u realizua nga Kahrimanoviç, duke marrë kështu 3 pikë të vlefshme.

Këtë verë tek Erzeni janë afruar: Adolf Selmani, Kristi Kote, Alesandro Kacbufi, Flavio Meçja, Agim Zeka, Agustin Rojas, Bekim Maliqi, Rodrigo Migone, Andrei Alba, Redon Mihana, Elvis Gjoni, Alasane Kulibali. Nga ana tjetër janë larguar 16 futbollistë. Ata janë Patrik Nonato, Adnard Mehmeti, Dejvid Kapllani, Elvis Kovaçi, Florijan Kadriu, Xhelil Asani, Ilirid Ademi, Marko Kriviçiç, Shefki Aliti, Ardit Iljazi, Alan Rodriges, Vitor Leao, Enk Pablo Oliveira de Soza, Sokol Kiqina, Mario Mara e Gëzim Krasniqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.