Kryesore

Shqipëria ngjitet me tre pozicione, rivalët pësojnë zbritje. Ja renditja e FIFA-s pas sfidave të fundit të kombëtareve

13:38 - 21.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zyrtarizuar renditja e re e FIFA-s dhe duket se për Shqipërinë ka lajme të mira, me kuqezinjtë që janë renditur plot 3 pozicione në renditje.




Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 62-të falë paraqitjeve mjaft të mira përballë Republikës Çeke dhe Polonisë.

 Sa i përket kësaj të fundit, duket se rezultat zhgënjyese kanë ndikuar në renditje, me polakët që kanë shkuar nga vendi i 26-të në vendin e 30-të.

Sa i përket Republikës Çeke ajo nuk ka ndryshuar në renditje duke qëndruar në vendin e 37-të.

Rënie ka pësuar dhe Ishujt Faro, duke zbritur me dy pozicione në vendin e 131.

E vetmja që është ngjitur në renditje në grupin tonë përveç Shqipërisë është Moldavia, e cila nga vendi 164 është ngjitur në vendin 159.

Kosova gjithashtu ka pësuar rënie me dy pozicione duke zbritur në vendin e 111.

Sa i përket 10-çes së parë, nuk ka shumë ndryshime, me Argjentinën që ndodhet në vendin e parë, duke u ndjekur nga Franca dhe Brazili, teksa Portugalia ka parakaluar Italinë.

Shqipëria 65 – 62

Polonia 26 – 30

Republika Çeke 37 – 37

Ishujt Faroe 129 – 131

Moldavia 164 – 159

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.