Kryesore

Te Juventusi janë të bindur për gjyqin me Ronaldon, Mançester Junajtid shpëton…bardhezinjtë

13:54 - 21.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristiano Ronaldo vendosi të ngrinte një padi kundër Juventusit dhe ka kërkuar 19 milionë euro duke pretenduar se nuk është paguar gjatë periudhës së pandemisë. Juventusi u dënua për shkak të manovrave me pagat për këtë periudhë dhe Ronaldo pretendon se ende nuk është paguar.




Megjithatë, drejtuesit e Juventusit duket se janë të qetë. Ata janë të bindur se në gjyq, do të dalin fitues dhe nuk do të duhet të bëjnë asnjë pagesë karshi portugezit dhe kjo për shkak se vetë lojtari ka firmosur një dokument i cili e shpëton Juven.

Në ditët e fundit si futbollist i Juventusit, Ronaldo ka firmosur një dokument me të cilin heq dorë nga gjithçka. Në këtë dokument, deklarohet se mes palëve nuk ka asnjë çështje pezull dhe asnjë detyrim të pashlyer, dokument i cili e lejoi Ronaldon që të largohet nga Italia, për të firmosur me Mançester Junajtidin.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.