LIFE STYLE

Ushqimet e përpunuara lidhen me depresionin tek gratë

21:39 - 21.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngrënia e sasive më të mëdha të ushqimeve dhe pijeve ultra të përpunuara, veçanërisht nëse ato produkte janë të ëmbëlsuara artificialisht, mund të lidhet me zhvillimin e depresionit, sipas një studimi të ri.




“Studimi tregon një lidhje midis konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara dhe depresionit, me një rrezik rreth 50% më të lartë për ata që konsumojnë 9 porcione në ditë ose më shumë krahasuar me ata që konsumojnë 4 porcione ose më pak”, thotë Gunter Kuhnle, profesor i shkencës ushqimore.

Ushqimet ultra të përpunuara përfshijnë supa të parapaketuara, salca, pica të ngrira, ushqime të gatshme për t’u ngrënë dhe ushqime si hot-dog, salsiçe, patate të skuqura, pije të gazuara, biskota të blera në dyqan, ëmbëlsira, karamele, donuts, akullore, si dhe shumë ushqime dhe pije të tjera që përmbajnë ëmbëlsues artificialë.

“Studimi ynë u fokusua në lidhjen midis ushqimeve dhe rrezikut të mëvonshëm të zhvillimit të një episodi të ri depresioni”, tha bashkëautori i studimit Andrew T Chan, profesor në Harvard.

Ai tha se dhe për personat që vuajnë nga depresioni kronik, ushqimi i përpunuar mund të përkeqësojë gjendjen e tyre.

Një studim i vitit 2014 zbuloi një lidhje midis pijeve të gazuara dietike dhe depresionit. Sipas studimit, njerëzit që përdornin ëmbëlsues artificialë në kafenë dhe çajin e tyre kishin gjithashtu më shumë gjasa të zhvillonin depresion.

Ekziston gjithashtu një lidhje me demencën. Nëse më shumë se 20% e kalorive ditore të një personi vijnë nga ushqime ultra të përpunuara, rreziku i zhvillimit të demencës rritet rreth 28%, sipas një studimi të vitit 2022.

Studimi, i botuar të mërkurën në revistën JAMA Network Open, ekzaminoi dietat e gati 32,000 grave të moshës së mesme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.