LAJMI I FUNDIT

Barcelona merr një fitore fantastike, Lewandowski dhe Cancelo përmbysin rezultatin në 8 minuta

20:37 - 23.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përmbysje spektakolare e Barcelonës në kampionat. Katalanasit ia dolën të marrin 3 pikë të arta në shtëpi, pas suksesit 3-2 ndaj Celta Vigos. Mysafirët shënuan 2 gola me Larsen dhe Douvikas duke të dhënë përshtypjen e një rezultati surprizë në fund të takimit por nuk ndodh kështu.




Ekipi i Xavit “ndezi motorrët” në fundin e sfidës. Dopieta e Lewandowskit barazoi shifrat, ndërsa Cancelo bëri sulmuesin në minutën e 89-të, për të vulosur sfidën në favor të Barcelonës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.