Kronikë

Grabitën me dhunë 7.4 mln lekë në një banesë, arrestohet dy autorët! I vodhën edhe këpucë e veshje marke

09:56 - 23.09.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka zbrdhur një grabitje me dhunë të ndodhur 3 ditë më parë në Durrës dhe kanë vendosur në pranga dy autorët e dyshuar.




Në pranga kanë rënë Akil Gjeçaj dhe Arjos Gjongecaj, të moshës 27 vjeç dhe 21 vjeç.

Ata kanë hyrë në banesën e një shtetasi në lagjen nr. 14/1 dhe kanë grabitur me dhunë një shumë prej 742 000 lekë të rinj, si edhe këpucë e veshje marke.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi, 2 pako me sende personale (këpucë dhe veshje marke), me vlerë 742 000 lekë”, raportuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “The end”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer më dhunë, 3 ditë më parë.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me me vlerë 742 000 lekë të rinj.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, 2 celularë dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas, për vjedhjen me dhunë të 2 pakove me sende me vlerë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The end”, për zbardhjen e rrethanave të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës profesionale hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

  1. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës dhe A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi, 2 pako me sende personale (këpucë dhe veshje marke), me vlerë 742 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.