BLUETOOTH

Protagonist Luizi dhe Olta, zbulohet data kur do shfaqet për publikun filmi “Në Kuadër të Dashurisë”

20:42 - 23.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë protagonistë edhe dy ish-pjesëmarrësit në BBV, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, do të shfaqet për publikun më 10 tetor 2023.




Lajmi është bërë i ditur nga vetë Top Channel, ku thuhet se filmi flet për një çift të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.

Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri.

Ndërkohë aktorët që do të marrin pjesë në film janë: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Luiz Ejlli, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro

Regjisori: Koloreto Cukali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.