


Në “Etihad Stadium” Manchester City fitoi 2-0 kundër Nottingham Forest për javën e gjashtë në Premier League. Dueli u zgjidh shpejtë nga djemtë e Guardiolës.
“Qytetarët” shënuan pas shtatë minutave lojë me Foden dhe në ë 14 minutë ishte Haaland që e dërgoi rezultatin në 2-0. Norvegjezi në gjashtë javë ka shënuar tetë gola, duke hedhur kandidaturën për Topin e Artë. Pas kësaj jave, City vijon kryesimin me 18 pikë. Forest ka grumbulluar shtatë pikë.
Shfaq Komentet (0)