AKTUALITET

Vlerësimi pozitiv i Standard&Poor’s për ekonominë e Shqipërisë, Mete: I shërben bankave dhe investitorëve

17:26 - 23.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka reaguar mbi vlerësimin  pozitiv që agjencia ndërkombëtare Standart and Poor’s ka bërë për Shqipërinë në aspektin ekonomik.




Sipas të dhënave, agjencia e konsideron vendin tonë me një perspektivë të qëndrueshme, duke e vlerësuar në kategorinë B+.

Për këtë, Mete shprehet se ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë.

“Lajm i mirë rishikimi në ngritje i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard&Poor’s, nga perspektivë “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+. Ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë, duke pasur kështu një ndikim në uljen e kostove të huamarrjes. Ai është një tregues i forcimit të qëndrueshmërisë së financave publike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në ndjekjen e reformave strukturore dhe integrimit evropian. Ky përmirësim rrit pozicionin e Shqipërisë në tregjet financiare globale dhe hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik. Ai shërben gjithashtu si një shenjë besimi nga komuniteti ndërkombëtar në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare”, ka shkruar Mete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.