BOTA

I afërmi i tyre u vra nga grupet e armatosura serbe/ Mesazhi pikëllues i familjes së policit Afrim Bunjaku: Të vdesësh për atdheun është sikur të lindësh sërish

12:18 - 24.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë reaguar për herë të parë familjarët e policit të rënë në detyrë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, si pasojë e një sulmi me armë në Leposaviç, në veri të Kosovës.




Familjarët e të ndjerit, me detyrë Toger, shprehen se Afrim Bunjaku “është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”.

“Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”, shprehen ata në një njoftim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Mesazhi familjes së Afrim Bunjakut:

*TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.* Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit. E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e familjes./Telegrafi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.