Kryesore

“Partia e Lirisë dënon vrasjen e policit në Veri të Kosovës”- Ilir Meta: Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit

09:21 - 24.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se dënon sulmin kriminal në veri  të Kosovës, ku u vra një polic dhe një tjetër u plagos.




Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.

“Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviç me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.

Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit”, shkruan Meta, i cili thekson se “mbështet Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.